Komunikacioni në mbarë vendin zhvillohet pa pengesa, në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata

Komunikacioni në gjithë vendin po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.