Hidhet shorti për 1/8 e finales në Kupën e Maqedonisë

Hidhet shorti për 1/8 e finales në Kupën e Maqedonisë

Në selinë e Federatës së Futbollit të Maqedonisë sot u hodh shorti për fazën e 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë. Garat do të zhvillohen me sistem eliminimi direkt dhe tashmë dihen çiftet rivale. Finalistja e vitit të kaluar, Struga Trim Lum në këtë fazë do të luaj ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit, teksa Shkëndija e Tetovës do të përballet me Tikveshin. Shkupi do të sfidoj Ohrin, Bashkimi sërish takohet me Sileksin, përderisa Shkëndija e Haraçinës do ti matë forcat me Pelisterin. Gjithashtu pjesë e programit të 1/8 së finales do të jenë edhe duelet si Rabotniçki – Bregallnica, Vardari – Novaci dhe Bellasica – Detoniti. Ndeshjet pritet të zhvillohen sipas orarit të përcaktuar nga FFM më 24 ose 29 shtator, ndërsa fituesit e kësaj faze do të sigurojnë kalimin në çerekfinale. Ky short premton duele interesante dhe rivalitete të forta, ku disa skuadra favorite do të kenë sfida të vështira në rrugën drejt trofeut.

MARKETING