Zejd Rexhepi: Çdo hapje shtabi po shëndrrohet në tubim

Zejd Rexhepi: Çdo hapje shtabi po shëndrrohet në tubim

Lideri i Lëvizjes Populli, njëherazi edhe kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit nga AKI, Skender Rexhepi – Zejdi, së bashku me kandidatin për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, kanë qëndruar në KV “Fushë Tophane”. Rexhepi ka thënë se qytetarët po duan të bëhen pjesë e karvanit që fillimisht do të rikthejë dinjitetin kombëtar përballë nacionalizmit maqedonas.

Postimi i plotë i Rexhepit:

Çdo hapje shtabi po shëndrohet tubim në vete.⁣
Njerëzit po duan të bëhen pjesë e karvanit që fillimisht do të rikthejë dinjitetin kombëtar përballë nacionalizmit maqedonas, e pastaj edhe të krijoj kushte më të mira jetese në çdo komunë dhe vendbanim ku jetojnë shqiptarët dhe të gjithë të tjerët.⁣
Na priftë e mbara!

MARKETING