Ramadani nga Saraji: Numri i votave do të jetë 3 me 1 në favorin tonë

Ramadani nga Saraji: Numri i votave do të jetë 3 me 1 në favorin tonë

Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit nga AKI, Blerant Ramadani, gjatë një takimi me qytetarët në Bukoviq, ka deklaruar se zgjedhjet e 19 tetorit janë një mundësi për qytetarët që të dërgojnë mesazh të qartë qeverisë aktuale.
“Më 19 tetor ju nuk votoni Blerantin, ju votoni për t’i treguar kësaj qeverie se nuk e ka mirë, dhe duhet të ketë ndryshim. Në momentin kur ne do të kemi rezultatin për listat e këshilltarëve, numri i votave në përgjithësi do të jetë 3 me 1”, u shpreh Ramadani.

Ai theksoi se synimi i tij është kthimi i dinjitetit për qytetarët e Sarajit dhe vetëdijesimi i institucioneve qendrore se, sipas tij, kanë bërë gabime të shumta.

MARKETING