Procedurë hetimore për dy persona të dyshuar për rrahje me pasojë vdekjen

Është ngritur procedurë hetimore kundër dy personave për dyshimin për shkaktim të lëndimeve trupore ndaj një personi më 10 shtator në parkun “Gruaja luftëtare” në Shkup, pas çka ai pas dy ditëve ndërrojë jetë në spital.
Dy persona të moshës prej 44 dhe 46, dyshohen për vepra penale “lëndime të rënda trupore”.
“Të tre u takuan dhe së bashku pinë alkool, ndërsa pastaj filluan të debatonin me njëri tjetrin. Debati verbal u përshkallëzua në përleshje fizike dhe dy të dyshuarit e goditën viktimën me grushte dhe shqelma në kokë dhe në trup, duke i shkaktuar lëndime të shumta. Si rezultat i lëndimeve ai dy ditë më vonë ndërrojë jetë në spital”, informoi sot Prokuroria publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.