Parashikimi i motit

Në orët e hershme të mëngjesit dhe pasdite në pjesët lindore të vendit moti do të jetë jo-stabil dhe me reshje lokale të shiut. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë dhe erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior (mbi 60 km/h).
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri në 19, ndërsa ajo maksimale nga 24 deri në 31 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe diell. Gjatë ditës vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 30 gradë Celsiusë.