(VIDEO) Zjarri në Trubarevë, katër qytetarë janë trajtuar në institucionet shëndetësore

(VIDEO) Zjarri në Trubarevë, katër qytetarë janë trajtuar në institucionet shëndetësore

Vetëm 1 paciente, banore e Trubarevës është e hospitalizuar në klinikën e toksikologjisë, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë Azir Aliu. Aliu tha se tre pacientë të tjerë janë trajtuar në ambulantë dhe tani janë lëshuar në shtëpi. Aliu bëri të ditur se 3 pacientët e lëshuar njëri është pjesëtar i ushtrisë, njëri drejtor i qendrës për menaxhim me kriza dhe njëri oficer policie.

AZIR ALIU MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Ministria e shëndetësisë dje për shkak të situatës në fshatin Trubarevë krijoi një institut për menaxhimin e krizës, ku janë të kyqura disa institucione. Në klinikë kishte 4 pacientë njëri është i hospitalizaur  ndërsa 3 kanë qenë të trajtuar në ambulantë dhe janë të lëshuar në shtëpi, tani ata do të ndjeken nga jashtë, ndërsa pacientja e cila është hospitalizuar këtu  do të vazhdohet me trajtimin e saj”.

Drejtoresha e institutit të shëndetit publik Marija Andonovska tha se nëse respektohen rekomandimet e ISHP-së nuk do të ketë pasoja shëndetësore për qytetarët.

MARIJA ANDONOVSKA, DREJTORESHË E INSTITUTIT TË SHËNDETIT PUBLIK

“Instituti I ka dhënë disa rekomandime për këtë situatë, secili institut kudo qoftë në botë do të jepte rekomandime të tilla dhe me përgjegjësi vërtetoj se të njejtat sado që duken të thjeshta nëse këto respektohen, sidomos nga kategoritë e e rrezikuara, si personat me komorbiditet, sëmundje kronike, grate shtatëzëna dhe fëmijët. Këto rekomandime do të mundësojnë që të mos kemi probleme shëndetësore”.

Nga Instituti i Shëndetit Publik u kanë rekomanduar qytetarëve të qëndrojnë brenda me dritare dhe dyer të mbyllura, të fikin sistemet e ventilimit dhe të kondicionimit të ajrit që thithin ajrin e jashtëm dhe të monitorojnë rregullisht informacionin zyrtar mbi cilësinë e ajrit. Personat me sëmundje të frymëmarrjes, fëmijët e vegjël, të moshuarit dhe gratë shtatzëna duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm, të cilëve u këshillohet të shmangin aktivitetet në natyrë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING