Prokuroria Themelore e Shkupit ka njoftuar se po ndërmerr veprime lidhur me zjarrin në Trubarevë

Prokuroria Themelore e Shkupit ka njoftuar se po ndërmerr veprime lidhur me zjarrin në Trubarevë. Sipas njoftimit një prokuror publik veçmë po punon për vërtetimin e fakteve të rëndësishme për sigurimin e dëshmive për procedurën e mëtejme.
Prokurori ka dërguar kërkesë për mbështetje nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë për përfshirjen e Njësisë për Mbrojtje Atomike, Biologjike dhe Kimike, e cila me instrumente të posaçme bërit matjen dhe detektimin e helmimit kimik në ajër nga gazrat dhe grimcat, që lirohen nga zjarri. Prokuroria Publike ka dhënë urdhër për sigurimin e dokumentacionit të plotë për punën e kompanisë në Trubarevë.
Deri në këtë moment në objektin e djegur nuk ka kushte që të bëhet shqyrtim në vendngjarje, ndërsa pjesëtarët e policisë edhe më tej kufizojnë qasjen e personave të paautorizuar dhe atyre që nuk kanë mbrojtje përkatëse.