Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutën që mbështet Deklaratën e New Yorkut për zgjidhjen me dy shtete

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot një rezolutë që mbështet Deklaratën e New Yorkut, e cila kërkon njohjen e një shteti palestinez dhe avancimin e zgjidhjes me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez, raporton Anadolu.
Rezoluta, e titulluar zyrtarisht “Mbështetje e Deklaratës së New Yorkut mbi Zgjidhjen Paqësore të Çështjes së Palestinës dhe Zbatimin e Zgjidhjes me Dy Shtete”, u miratua me 142 vota pro, 10 kundër dhe 12 abstenime.
E paraqitur nga Franca dhe Arabia Saudite, deklarata ishte bashkënënshkruar tashmë nga 17 shtete anëtare gjatë një konference ndërkombëtare të mbajtur në selinë e OKB-së në New York në korrik.
Teksti përshkruan një plan veprimi për paqen, duke përfshirë një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, lirimin e pengjeve, çarmatimin e Hamasit dhe përjashtimin e tij nga qeverisja në Gaza, normalizimin e lidhjeve midis Izraelit dhe shteteve arabe dhe “veprim kolektiv për t’i dhënë fund luftës në Gaza”.
Përfaqësuesit e SHBA-së dhe Izraelit e kanë kundërshtuar rezolutën.