Tensione në PE pas refuzimit për të mbajtur një minutë heshtje për aktivistin e vrarë amerikan Kirk

Tensione në PE pas refuzimit për të mbajtur një minutë heshtje për aktivistin e vrarë amerikan Kirk

Në Parlamentin Evropian (PE) u shënuan tensione pas refuzimit të kërkesës së një deputeti të ekstremit të djathtë për të mbajtur një minutë heshtje për aktivistin konservator të vrarë në SHBA, Charlie Kirk, transmeton Anadolu.

Anëtari i grupit parlamentar të Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë (ECR) të ekstremit të djathtë, Charlie Weimers mbajti fjalim në një seancë lidhur me Kirk-un.

“Ne duhet ta dënojmë fuqimisht dhunën politike dhe retorikat që nxisin dhunën. Ju lutem bashkohuni me mua në lutje dhe respekt në kujtim të tij”, tha Weimers dhe ftoi deputetët të mbajnë një minutë heshtje për Kirk-un.

Nënkryetarja e PE-së, Katarina Barley tha se ata kanë diskutuar më parë për minutën e heshtjes dhe se presidentja e PE-së, Roberta Metsola nuk ka dhënë leje për këtë.

Pas kësaj disa deputetë reaguan ndaj deklaratës së Barley-t, duke ngritur zërin dhe duke goditur tavolinat e tyre për rreth 20 sekonda.

Barley dha deklaratë sërish për shkak të vazhdimit të protestave dhe përsëriti se do t’i bindej vendimit të presidentes Metsola, por disa ligjvënës e duartrokitën duke e konsideruar pozitive këtë.

Vrasja e aktivistit Charlie Kirk

Charlie Kirk, një mbështetës i flaktë i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, u vra gjatë një eventi ku ai mori pjesë në Universitetin Utah Valley.

Kirk ishte i njohur për rolin e tij me ndikim në qarqet konservatore republikane në SHBA si dhe për mbështetjen e tij të fortë për Izraelin.

Në deklaratën e tij lidhur me sulmin, Trump tha: “I madhi, madje legjendari Charlie Kirk, ka vdekur. Askush në SHBA nuk i kuptonte ose nuk i mbante zemrat e të rinjve më mirë se Charlie. Charlie, ne të duam”.

Gjithashtu edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se është “lutur” për aktivistin.

MARKETING