Mianmar, të paktën 18 të vrarë pasi junta bombardoi një shkollë në shtetin Arakan

Një sulm ajror i juntës të premten vrau të paktën 18 civilë, përfshirë fëmijë dhe plagosi 20 të tjerë në shtetin Rakhine (Arakan) në Mianmarin perëndimor, raportoi agjencia e lajmeve Irrawaddy, transmeton Anadolu.
Forcat e juntës bombarduan një shkollë private me konvikt në fshatin Thayat Tabin në qytezën Kyauktaw të kontrolluar nga ushtria e Arakanit, në shtetin Rakhine.
Mianmari ka përjetuar përleshje të zgjatura etnike të armatosura që kur junta mori pushtetin në vitin 2021.
Megjithatë, junta ka vendosur të mbajë zgjedhje të përgjithshme më 28 dhjetor 2025.