Presidentit izraelit Herzog i dërgohet një pako e dyshimtë në Londër

Një pako e dyshimtë i është dërguar në Londër presidentit Izraelit Isaac Herzog, i cili po viziton Mbretërinë e Bashkuar, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga presidenca izraelite thuhet se një pako e dyshimtë iu dërgua Herzogut në Londër, ku ai ndodhet për vizitë.
Pakoja e dërguar në emër të Herzogut, thuhet se po ekzaminohet nga policia britanike dhe forcat izraelite të sigurisë.
Në deklaratë nuk jepen detaje të tilla se në cilin vend u dërgua pakoja e dyshimtë në emër të presidentit izraelit Herzog.