Shpërthen cisterna me lëndë djegëse në Meksikë, humbin jetën tre persona

Shpërthen cisterna me lëndë djegëse në Meksikë, humbin jetën tre persona

Tre persona humbën jetën si pasojë e shpërthimit të një cisterne që transportonte lëndë djegëse në Mexico City, kryeqytetin e Meksikës, raporton Anadolu.

Si pasojë e shpërthimit të cisternës humbën jetën tre persona dhe u plagosën të paktën 70 të tjerë.

Pas incidentit, në vendin e ngjarjes mbërritën ekipet zjarrfikës dhe të situatave emergjente.

Nga shpërthimi u shënuan dëme edhe tek automjetet përreth. Ndërkohë zjarrfikësit dhe forcat e sigurisë vazhdojnë punimet në zonë.

MARKETING