Londër, mbi 1 000 të arrestuar në protestën pro Palestinës

Londër, mbi 1 000 të arrestuar në protestën pro Palestinës

Arrestime u kryen sot në Londër gjatë protestës më të madhe ndonjëherë kundër ndalimit të shoqatës ’’Palestine Action’’.

Më shumë se 1 000 persona u përballën me arrestime gjatë një proteste të re në mbështetje të ’’Palestine Action’’, afërsisht dyfishi i numrit të pjesëmarrësve në demonstratën e muajit të kaluar, ku u arrestuan 532 persona.

Qindra njerëz që mbanin pankarta me mbishkrimin “Unë kundërshtoj gjenocidin. Unë mbështes Palestine Action” u mblodhën në sheshin e parlamentit në orën 13:00.

Grupi antiabort ’’March for Life’’ ngriti një skenë me një sistem të lartë zëri, i cili herë pas here lëshonte muzikë, pak jashtë sheshit.

Në orën 13:00, Policia Metropolitane tha se “oficerët filluan të bënin arrestime për shprehjen e mbështetjes për organizatën terroriste të ndaluar ‘Palestine Action’ gjatë protestës së organizuar nga shoqata ‘Defend Our Juries”.

MARKETING