Aktivistët propalestinezë protestojnë kundër anijes që transportonte izraelitë në ishullin e Kretës

Anija turistike “Crown Iris” me flamur izraelit, e cila u ankorua në Portin e Heraklionit në ishullin grek të Kretës në mesditë, u prit me protesta nga demonstruesit që donin t’i dërgonin një mesazh solidariteti popullit palestinez, transmeton Anadolu.
Sipas raportimeve në mediat greke, pasi anija që transportonte afërsisht 1.600 pasagjerë u ankorua në port, demonstruesit u mblodhën në hyrje të portit me parulla dhe flamuj palestinezë.
Masa të gjera sigurie u morën rreth Portit të Heraklionit dhe forcat e sigurisë bllokuan herë pas here hyrjet dhe daljet e portit, duke i penguar protestuesit të përparonin.
Pavarësisht kësaj, disa protestues që arritën në hyrjen e portit brohoritën slogane propalestineze. Disa pasagjerë izraelitë që zbritën nga anija turistike reaguan, duke çuar në shkëmbime verbale midis dy palëve.
Në fund të demonstratës, policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit.