Mijëra njerëz mblidhen në kryeqytetin e Jemenit për solidaritet me palestinezët

Mijëra njerëz u mblodhën në sheshin “Sebin” në kryeqytetin e Jemenit, Sana, në solidaritet me Gazën dhe popullin palestinez, raporton Anadolu.
Protestuesit u mblodhën kundër sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës.
Izraeli ka vrarë mbi 63 mijë palestinezë në Gaza që nga tetori 2023. Fushata ushtarake ka shkatërruar enklavën, e cila po përballet me zi buke.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.