Flick i kërkon Barcelonës regjistrimin urgjent të një lojtari në La Liga

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka insistuar që portieri Wojciech Szczesny të regjistrohet menjëherë për sezonin e ri, raporton Diario Sport.
Flick e sheh përvojën dhe cilësinë e portierit polak si element kyç për dhomën e zhveshjes, sidomos përballë sfidave të mëdha që i presin katalanasit në Ligën e Kampionëve dhe La Liga.
Prioriteti kryesor ishte ulja e faturës së pagave dhe lirimi i një vendi në listën zyrtare të ekipit.
Një hap vendimtar në këtë proces ishte huazimi i portierit Inaki Pena te Elche.
23-vjeçari kishte kohë që ishte në bisedime për një largim të përkohshëm, por këmbëngulja e Flick për regjistrimin e Szczesnyt përshpejtoi negociatat dhe finalizimin e marrëveshjes.
Me largimin e Peñës, Barcelona tashmë është në pozitë që ta konfirmojë Szczesnyn si pjesë të skuadrës për sezonin e ri.