Kërçovë: 18-vjeçari me makinë përplasi këmbësorin, i moshuari ndërroi jetë

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e 25 gushtit në Kërçovë, ku një 18-vjeçar që drejtonte veturën Citroën Saxo përplasi një këmbësor 82-vjeçar në vijat e bardha në bulevardin “Osloboduvanje”.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pas aksidentit i riu u largua nga vendi i ngjarjes, por u kthye pas rreth 15 minutash, këtë herë pa automjetin.
I moshuari fillimisht mori trajtim në spitalin e Kërçovës dhe më pas u transferua në Shkup për shkak të gjendjes së rëndë. Fatkeqësisht, ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në orën 21:00 në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”.
Policia ka arrestuar 18-vjeçarin dhe e ka shoqëruar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij pritet të ngrihet kallëzim penal.