Ish-kapiteni i Real Madridit transferohet në Bundesligë

Ish-kapiteni i Real Madridit transferohet në Bundesligë

Në një zhvillim të papritur, në mesnatën e së hënës, u konfirmua se Lucas Vázquez do t’i bashkohet Bayer Leverkusenit.

Siç zbuloi Fabrizio Romano, është arritur një marrëveshje me ish mbrojtësin e djathtë të Real Madridit, i cili i bashkohet Leverkusenit si lojtar i lirë. Kontrollet mjekësore të spanjollit janë kryer tashmë në fshehtësi dhe marrëveshja do të nënshkruhet zyrtarisht sot.

Sipas gazetarit spanjoll Miguel Ángel Díaz, Vázquez do të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare me klubin nga Rheinland. 34-vjeçarit i skadoi kontrata me Galaktikët këtë verë, pavarësisht se zhvilloi 32 ndeshje në La Liga, duke shënuar një gol dhe dhuruar 5 asistime në sezonin 2024/25, transmeton Klankosova.tv.

Ai sjell me vete një përvojë të madhe, duke fituar La Liga (4), Copa del Rey (1), Champions League (5) dhe FIFA Club World Cup (3). Vázquez do të ketë besimin për ta bërë të vetin rolin e krahut të djathtë mbrojtës në formacionin 3-4-2-1 të Erik ten Hag.

MARKETING