Bayraktar TB2T-AI i pajisur me inteligjencë artificiale thyen rekordin e lartësisë

Bayraktar TB2T-AI i pajisur me inteligjencë artificiale thyen rekordin e lartësisë

Bayraktar TB2T-AI, droni luftarak i gjeneratës së re i pajisur me inteligjencë artificiale të avancuar dhe motor turbo, ka thyer rekordin e lartësisë në kategorinë e tij.

Kompania Baykar platformën turke të mediave sociale NSosyal njoftoi arritjen e rekordit të ri të lartësisë nga droni Bayraktar TB2T-AI.

Droni turk arriti në mbi 12 km lartësi gjatë Testit të Identifikimit të Sistemit të Lartësisë dhe Testit të Performancës, duke vendosur rekord në kategorinë e tij.

Bayraktar TB2T-AI ka aftësi shumë më të larta të ngjitjes dhe të qëndrimit për një kohë të gjatë në lartësi të mëdha krahasuar me dronët aktual. Droni turk, me shpejtësi mbi 300 km/h, shquhet si një element kritik që mbështet epërsinë ajrore.

Bayraktar TB2T-AI është projektuar për të kryer misione më të gjata dhe më efektive në fushën e betejës falë peshës së rritur në ngritje dhe kapacitetit të shtuar të ngarkesës së dobishme.

Bayraktar TB2T-AI, me integrimin e tre kompjuterëve të rinj të inteligjencës artificiale, ofron aftësi të avancuara autonome në luftën ajrore.

Droni i gjeneratës së re ka fituar gjithashtu aftësinë për të kryer navigim vizual të bazuar në terren edhe në mjedise të vështira të luftës elektronike. Falë sistemeve të avancuara të inteligjencës artificiale, ai njeh terrenin përmes navigimit vizual dhe përcakton drejtimin.

Në rastet emergjente në ajër, falë sistemeve të tij të mbështetura nga inteligjenca artificiale, ai mund të kthehet automatikisht dhe në mënyrë të sigurt në bazë.

MARKETING