Shkëndija i rikthehet kampionatit, nesër luan me Arsimin

Ndeshjet e xhiros së tretë në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut vazhdojnë këtë fundjavë. E diela do të sjell në duel shqiptar në Tetovë, aty ku Shkëndija nga ndeshjet europiane rikthehet të luaj në kampionat, ku do të pret skuadrën e re të elitës, Arsimin e Çegranit. Trajneri i kuqezinjëve është shprehur se nuk do ti shtyjnë ndeshjet në kampionat, ku edhe përkrahë lodhjes dhe ndeshjeve të shumta ato do të luajnë edhe takimet e Ligës së Parë si dhe ato të Kupës. Kuqezinjtë nesër do të përballen me Arsimin dhe sigurisht Shkëndija do të bëj rotacion në formacion, ku do të luajnë më shumë futbollistët që janë më të pushuar. Ndeshja ndërmjet Shkëndijës dhe Arsimit është e programuar të dielën nga ora 17:00. Ndërkohë sot në program të Ligës së Parë është vetëm takimi Sileksi – Makedonija Gjorçe Petrovi.