Arrestohet 36-vjeçari nga Shtipi, e voziste BMW-në me shpejtësi 252 km/h

Policia njofton se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një 36-vjeçar nga Shtipi, pasi i njëjti është kapur duke vozitur veturë me shpejtësi 252 km/h“Më 22.08.2025, në orën 18:35, në autostradën “Miqësia”, pranë fshatit Miletkovo, Gjevgjeli, zyrtarët e policisë nga SPB-Strumicë – DPB-Gjevgjeli e kanë arrestuar G.J. (36) nga Shtipi.
Gjatë kontrollit të trafikut, policia ka konstatuar se G.J. po voziste një automjet “BMW” me targa nga Shkupi me shpejtësi prej 252 km/h në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 120 km/h. Rasti është raportuar te prokurori publik i Prokurorisë Themelore Gjevgjeli, dhe pas dokumentimit të rastit kundër personit do të parashtrohet kallëzim sipas Nenit 297-a të Kodit Penal”, thonë nga MPB.