Rritet në 62.263 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Është rritur në 62.263 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit në lidhje me viktimat dhe të plagosurit në sulmet që Izraeli vazhdon në Rripin e Gazës.
Në 24 orët e fundit në spitalet në Gaza janë sjellë 71 të vrarë dhe 251 të tjerë të plagosur.
Të paktën 10.717 palestinezë janë vrarë dhe 45.324 të tjerë janë plagosur në sulmet që ushtria izraelite ka kryer që nga 18 marsi e deri më tani, duke shkelur armëpushimin e arritur më 19 janar.
Është rritur në 2.060 numri i personave të vrarë dhe në 15.197 i të plagosurve që nga 27 maji në sulme sistematike që shënjestrojnë palestinezët në të ashtuquajturat pika shpërndarjeje të ndihmave në Gaza, të drejtuara nga Izraeli dhe SHBA-ja.
Të paktën 24 palestinezë u vranë dhe 113 të tjerë u plagosën në 24 orët e fundit, ndërsa përpiqeshin të merrnin ndihmë. Gjatë 24 orëve të fundit, 2 palestinezë të tjerë kanë vdekur nga uria në Rripin e Gazës ku Izraeli imponon urinë, duke e çuar numrin e të vdekurve nga uria në 273, prej të cilëve 112 janë fëmijë.
Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 62.263 ndërsa numri i të plagosurve në 157.365. Thuhet se në Rripin e Gazës nën rrënoja ende ka mijëra të vrarë.