Besart Ibraimi golashënuesi më i mirë i Maqedonisë, por edhe në Kupat Europiane

Besart Ibraimi ishte heroi i Shkëndijës në duelin e së enjtes, duke shënuar gol dhe përmbysje të rezultatit ndaj Ludogoretsit të Bullgarisë, me çka i dha triumfin skuadrës kuqezi me shifra 2:1 në ndeshjen e parë të play off-it në Europa League.
Golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit të Maqedonisë shënoi në minutën e 60-të, pasi mori topin në zonën e penalltisë dhe goditi në pjesën e sipërme të portës së Serxho Patit.
Besart Ibraimi, përveç që është golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit vendor, është edhe lojtari me më shumë gola në kupat evropiane nga Maqedonia.
Për kërçovarin ky ishte goli i 31-të në Evropë dhe përveç me Shkëndijën, ai ka shënuar edhe me fanellat e Renovës dhe Struga Trim Lumit.