Trump kritikon Joe Bidenin që nuk e lejoi Ukrainën të “kundërsulmonte”

Donald Trump e ka kritikuar paraardhësin e tij, Joe Biden, për moslejimin e Ukrainës të “luftojë”.
Presidenti amerikan shpesh e sulmon ish-rivalin e tij, i cili e mundi në zgjedhjet e vitit 2020.
Në postimin e tij të fundit në rrjetet sociale, Trump e ka krahasuar Ukrainën me “një ekip të shkëlqyer në sport që ka një mbrojtje fantastike, por nuk lejohet të luajë në sulm”.
“Nuk ka asnjë shans për të fituar!” shtoi Trump.