Ministri izraelit: Qyteti i Gazës do të rrënohet tërësisht si Beit Hanoun

Ministri izraelit: Qyteti i Gazës do të rrënohet tërësisht si Beit Hanoun

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, kërcënoi sot se do ta rrënojë tërësisht qytetin e Gazës, në të njëjtën mënyrë siç ndodhi me qytetin verior Beit Hanoun, ndërsa ushtria po zgjeron ofensivën e saj për të marrë kontrollin e zonës.

“Qyteti i Gazës do të duket si Beit Hanoun”, citoi Kanali 12, Katzin gjatë një takimi me rabinët nga Partia e ekstremit të djathtë të Sionizmit Fetar.

Beit Hanoun

Në mes të korrikut, Katz shpërndau një video ajrore që tregon Beit Hanoun të shkatërruar plotësisht nga bombardimet izraelite.

Në qershor të vitit 2024, autoritetet lokale palestineze e shpallën Beit Hanoun “zonë katastrofe” për shkak të shkatërrimit masiv të shkaktuar nga sulmet izraelite në atë rajon.

Qyteti Rafah, në jug të Rripit të Gazës, gjithashtu ishte shkatërruar më herët nga ushtria izraelite.

Partia e Sionizmit Fetar, e udhëhequr nga ministri i financave Bezalel Smotrich, prej kohësh mbështet shkatërrimin e Rripit të Gazës, zhvendosjen e palestinezëve dhe vendosjen e vendbanimeve të paligjshme në këtë zonë.

MARKETING