Stuhi e madhe në Kroaci – raportohen dëme të shumta materiale

Stuhi e madhe në Kroaci – raportohen dëme të shumta materiale

Stuhia me bubullima dhe e shoqëruar me shi të fortë, goditi sot disa rajone të shtetit kroat.

Në fakt, disa pjesë të qarkut Osijek-Baranja në Kroaci dhe përveç ndërhyrjeve të shumta të shërbimeve emergjente, për momentin nuk ka raportime për persona të lënduar, raporton.

Sipas Drejtorisë së Mbrojtjes Civile, për shkak të stuhisë që goditi Osijekun dhe zonat përreth, Qendra Rajonale Osijek ka marrë rreth tetëdhjetë thirrje, shumica prej të cilave lidhen me rënien e pemëve në rrugë, linja elektrike apo shtëpi, si dhe për përmbytjen e bodrumeve dhe rrugëve; pranë Dardës, një tren është përplasur me një pemë.

Për më tepër, në qarkun Pozhega-Slavonia, për shkak të stuhisë me bubullima, ka pasur ndërprerje në furnizimin me energji elektrike në të gjithë zonën e Pozheshtinës.

Njësitë zjarrfikëse dhe shërbimet e tjera emergjente janë në terren dhe po sanojnë pasojat e stuhisë.

Ndryshe, për momentin nuk ka raportime për kërcënime ekstreme apo persona të lënduar, theksojnë nga qendra emergjente.

MARKETING