Ali Adem largohet nga FC Shkupi, firmos me Makedonija Gj.P.

Ali Adem largohet nga FC Shkupi, firmos me Makedonija Gj.P.

Mesfushori Ali Adem është larguar nga FC Shkupi dhe është transferuar te skuadra e Makedonija Gjorçe Petrovit. 24 vjeçari e ka mbyllur aventurën e tij të tretë me Shkupin dhe në vijim të këtij sezoni të ri do të kontribojë për skuadrën që u rikthye në elitë, ku për të cilët do të jetë një përforcim i madh në garën për mbijetesë.

Ali Adem karrierën e tij profesionale e ka nisur te Vardari, teksa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në Greqi për Arisin dhe Verian, përderisa në Shqipëri ishte pjesë e Flamurtarit.

Kujtojmë se skuadra e Makedonija Gjorçe Petrov pas dy xhirove të para në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut, ka dy humbje, teksa shansin për pikët e para do ta kërkojë në fundjavë kundër Sileksit.

MARKETING