Konfiskohet sasi e madhe cigaresh pa banderola dhe duhan i imtësuar në Tetovë, arrestohen dy persona

Konfiskohet sasi e madhe cigaresh pa banderola dhe duhan i imtësuar në Tetovë, arrestohen dy persona

Sot (21.08.2025) rreth orës 05:30 në Tetovë, nëpunësit policorë të Njësitit Mobil për Masa Kompensuese pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migracion i privuan nga liria B.Z. (65) dhe I.R. (67), të dy nga Tetova. Gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve “Folksvagen Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga B.Z., ishin gjetur dhe konfiskuar 13 kuti me filtra për cigare, 129 stekë cigaresh të ndryshme, 14.5 kilogramë duhan të imtësuar, makina për mbushjen e cigareve dhe kartela SIM. Ndërsa, gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve “Folksvagen Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga I.R., ishin gjetur dhe konfiskuar 58 stekë cigaresh të ndryshme, 12.5 kilogramë duhan të imtësuar, makina për prodhimin e cigareve, kartela SIM, kuti për cigare/duhan dhe 19 kuti me filtra për cigare.
Personat u ndaluan në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër personave do të ngrihen kallëzime sipas nenit 278-b dhe nenit 279 të Kodit Penal.

MARKETING