Arrihet marrëveshja, Kristjan Asllani bëhet me skuadër të re

Kalimi i Kristjan Asllanit te Torino dhe largimi nga Interi tashmë është bërë çështje orësh. Palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre për transferimin e 23-vjeçari.
Mesfushori shqiptar do të kalojë në formë huazimi, ku do të përfitojë 1.5 milionë euro në sezon.
Ndërkohë ky operacion pritet t’i kushtojë Torinos 12 milionë euro, nëse klubi torinez vendos të blejë përfundimisht kartonin e liderit të kombëtares në fund të sezonit. Nëse diçka e tillë ndodh, atëherë marrëveshja do të behët për 3 vite.
Gjithashtu Interi në rast se Torino e blen kartonin e shqiptarit, ka mbajtur edhe 20% të tij. Tashmë Asllanit do të udhëtojë drejt Torinos, ku do t’u nënshtrohet edhe vizitave mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën me klubin e ri.
Vlen të theksohet se paga që shqiptari do të marrë te Torino është më e vogël se ajo që ofroi Bologna, por që u refuzua nga Asllanit. Bologna ofroi 1.7 milionë euro dhe kontratë 5-vjeçare për të, ndërsa lideri i Konbëtares kërkoi 2 milion euro. Por e çuditshme është fakti që Asllani është dakortësuar me Torinon për 1.5 milionë euro.