Aksident trafiku në rrugën Strugë-Dibër, humb jetën një 19-vjeçar

Aksident trafiku në rrugën Strugë-Dibër, humb jetën një 19-vjeçar

MPB njofton se dje rreth orës 23:30 në DPB Strugë është paraqitur se në rrugën rajonale Strugë-Dibër, në Veleshtë të Strugës automjeti “merecedes” drejtuar E.N (19) nga fshati Veleshtë, ka dal nga rruga.

Nga lëndimet e marra në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë E.N., ndërsa vdekjen e tij e konstatoi mjeku i Ndihmës së Shpejtë.

Inspektim në vendin e ngjarjes kanë kryer policia e DPB Strugë, dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.

MARKETING