Gjykata austriake lejon përdorimin e Sheriatit në arbitrazh privat

Gjykata austriake lejon përdorimin e Sheriatit në arbitrazh privat

Nje vendim i fundit nga Gjykata Rajonale e Vjenës, ka lejuar përdorimin e ligjit islam (Sheriatit) për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në arbitrazh privat, nëse palët bien dakord për këtë, kanë njoftuar mediat lokale.

Rasti kishte të bënte me dy burra që kishin nënshkruar një kontratë ku parashikohej që, në rast konflikti, një tribunal arbitrazhi do të vendoste “bazuar në ligjin islam (Ahlus-Sunnah wal-Jamaah), në përputhje me drejtësinë dhe me njohuritë dhe bindjen më të mirë.”
Termi “Ahlus-Sunnah wal-Jamaah” i referohet komunitetit islamik sunit. Pas një mosmarrëveshjeje financiare, tribunali i arbitrazhit vendosi kundër paditësit, duke e detyruar atë të paguante një shumë prej 320,000 eurosh.

Paditësi më pas e sfidoi këtë vendim në Gjykatën Rajonale të Vjenës, duke argumentuar se ligji islam është i paqartë dhe interpretohet ndryshe nga dijetarë të ndryshëm. Ai shtoi se pranimi i Sheriatit si bazë vendimmarrjeje bie në kundërshtim me vlerat themelore të sistemit juridik austriak.

Gjykata, megjithatë, vendosi se marrëveshja e arbitrazhit ishte e vlefshme dhe se vendimi i tribunalit nuk binte në kundërshtim me rendin publik apo vlerat bazë të Austrisë.

Gjykata theksoi se, në rastet që lidhen me pretendime pasurore, palët kanë të drejtë të zgjedhin vetë rregullat që do të zbatohen në arbitrazh – përfshirë edhe ligjin islam.

“Zbatimi i ligjit islam nuk mund të verifikohet në mënyrë të plotë, por ajo që ka rëndësi është që vendimi nuk bie ndesh me vlerat bazë të rendit juridik austriak,” thuhej në vendimin e gjykatës.

MARKETING