PTHP ngriti procedurë hetimore ndaj 32 vjeçarit nga Shkupi, dyshohet se e grabiti fqiun e tij nën kërcënimin e një thike

PTHP ngriti procedurë hetimore ndaj 32 vjeçarit nga Shkupi, dyshohet se e grabiti fqiun e tij nën kërcënimin e një thike

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur procedurë ndaj një 32-vjeçari nga Shkupi, i dyshuar për veprën penale “Grabitje”.

Siç thuhet në njoftimin e PTHP-së, më 18 gusht, i dyshuari i maskuar me bluzë dhe kapelë, hyri në shtëpinë e fqinjit të tij në fshatin Buçimci përmes derës së hapur. Në dorë mbante një thikë gjahu dhe i kërcënoi pronarit se do ta vriste nëse nuk i jepte para. I frikësuar për jetën e tij, i dëmtuari i dha 4.000 denarë, por pasi kërkoi të mbajë 1.000 denarë për nevoja të tij, grabitësi iku me 3.000 denarë.

Prokuroria ka dorëzuar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për shkak të rrezikut të arratisjes, mundësisë së ndikimit tek dëshmitari si dhe mundësisë së përsëritjes së veprës.

MARKETING