Futbollisti i Ludogorets, Deroy Duarte: Shkëndija është kampione dhe një skuadër mjaft e mirë, do jetë e vështirë

Mesfushori i Ludogorets, Deroy Duarte, po e merr shumë seriozisht ndeshjen kundër Shkendisë, duke e përshkruar ekipin shqiptar si mjaft të mirë.
Sipas Duarte, Shkendija ka një përzierje të mirë lojtarësh të rinj dhe me përvojë, dhe në pozicionet sulmuese ekipi është i shpejtë dhe krijues.
“Para së gjithash, ata ishin kampionë sezonin e kaluar, kjo thotë shumë për ta. Ata kanë një përzierje të mirë lojtarësh të rinj dhe me përvojë, ata gjithashtu kanë personalitete. Ata janë krijues. Një ekip mjaft i mirë me një mentalitet mjaft të mirë. Ata janë mjaft të shpejtë, do të jetë një ndeshje shumë e vështirë sipas mendimit tonë”, tha Duarte për Shkendijën në konferencë për shtyp.
“Përvoja është shumë e vlefshme, por nuk është asgjë nëse nuk i tregojmë cilësitë tona në fushë”, vazhdoi mesfushori para ndeshjeve play-off të Ligës së Evropës.
“Ne jemi futbollistë, e dimë që ky është futbolli. Ndonjëherë humbet, por duhet të mësosh. E dimë që duhet të përmirësohemi, e bëmë pikërisht këtë dhe do të përpiqemi ta tregojmë nesër”, përfundoi Duarte.