(VIDEO) Paralajmërohen ligje për kreditë e shpejta dhe lojërat e fatit

(VIDEO) Paralajmërohen ligje për kreditë e shpejta dhe lojërat e fatit

Kryeministri Hristijan Mickoski siguron zgjidhje të shpejtë ligjore për kreditë e shpejta. Veprimtaria e kompanive për kredi të shpejta, zgjerohet çdo ditë e më shumë. Për kryeministrin, nuk është e rastësishme që një kompani për kredi të shpejta është e vendosur pikërisht pranë një kazinoje, prandaj tha se si Qeveri janë duke punuar në dy projekte, në ligj të ri për lojërat e fatit dhe për kreditë e shpejta.

Hristijan Mickoski, kryeministër

Ne si Qeveri po punojmë në dy projekte, ligj i ri për lojërat e fatit, i cili do të ketë ndryshime shumë të mëdha dhe projekti tjetër janë pikërisht këto që i përmendët, sepse disi rastësisht pranë aparateve, kazinove që i shohim, menjëherë afër tyre, shfaqen këto kompani për kredi të shpejta. Se a është kjo rastësi. Unë besoj se jo. Shumica e qytetarëve që kanë probleme financiare, një pjesë vendosin të dalin jashtë shtetit, janë pikërisht përdorues të këtyre sherbimeve. Kështu që po e ndjekim procesin me shumë kujdes dhe shumë shpejtë do të ketë edhe vendim ligjor”.

Kjo Qeveri është zotuar në mbylljen e tërësishme të lojërave të fatit. Para disa muajsh ata mbyllën lojërat e fatit online. Kërkesa e qytetarëve që disa herë kanë protestuar nën organizimin e Lëvizjes Antibixhoz, është që objektet e lojërave të fatit të jenë sa më largë vendbanimeve dhe institucioneve shkollore.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING