(VIDEO) Kapet një shtetas i Kosovës me mbi 4.577 ilaçe të pa deklaruara

(VIDEO) Kapet një shtetas i Kosovës me mbi 4.577 ilaçe të pa deklaruara

Zyrtarët doganorë në pikën kufitare të Bogorodicës zbuluan dhe parandaluan një përpjekje për të kontrabanduar 4.577 copë ilaçe të pasigurta, të fshehura në bagazhin e një automjeti me qira. Departamenti i hetimeve i sektorit për kontroll dhe hetime ngriti një kallëzim penal kundër një personi, shtetas i Kosovës, për veprën penale “kontrabandë”.

Drejtoria doganore

Bëhet fjalë për analgjetikë, anestetikë dhe tretësira antialergjike në shishe qelqi, të cilat ishin në gjendje mbeturinash – domethënë pa paketimin original, si dhe pa leje përkatëse nga institucionet kompetente. Për të shmangur kontrollin doganor, autori i krimit i rregulloi ilaçet në rreshta dhe i fshehu midis jastëkëve të qafës së pasagjerëve në tre kuti kartoni”.

Nga Drejtoria doganore, shtuan se, kjo metodë transport rrezikon sigurinë e qytetarëve, sepse ilaçet që nuk deklarohen, ruhen dhe transportohen pa leje përkatëse mund të paraqesin një rrezik serioz për shëndetin.

Për rastin në fjalë, u ngrit një kallëzim penal në Prokurorinë Publike në Gjevgjeli, ku u lëshua një masë për sekuestrimin e ilaçeve. Nga Drejtoria doganore dhe shtojnë se do të vazhdojnë me kontrolle të intensifikuara në pikat kufitare me qëllim parandalimin e kontrabandës së drogës dhe mbrojtjen e shëndetit publik. /SHENJA/

MARKETING