Gashi zhvillon takim miqësor me Kurtin: Theksohet rëndësia e projekteve të përbashkëta

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka zhvilluar një takim miqësor me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite zyrtare në Prishtinë. Në takim morën pjesë gjithashtu edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si dhe Avni Dehari.
Gjatë takimit, palët diskutuan për zhvillimet politike në rajon dhe për çështje me interes të përbashkët ndërmjet dy vendeve. U theksua rëndësia e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërinstitucional dhe përkushtimi për avancimin e projekteve strategjike që i lidhin Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.
Kryeparlamentari Gashi falënderoi Kryeministrin Kurti për mikpritjen e ngrohtë dhe vlerësoi atmosferën konstruktive që karakterizoi takimin.