Një 41 vjeçar nga Tetova ndërroi jetë në plazhin e Shkëmbit të Kavajës në Durrës

Një shtetas 41 vjeçar i Maqedonisë së Veriut ka ndërruar jetë dje në plazhin e Shkëmbit të Kavajës në Durrës. Bëhet fjalë për Agron Saliu nga fshati Odri, Tetovë. Mediat raportojnë se shkak për vdekjen është bërë bllokimi i tij anijen me pedalje, ndërsa ambulanca është vonuar shumë.
Autoritetet kompetente të të dyja vendeve ndërkohë nuk kanë dalë ende me informacione të detajuara.
Lajmin për ikjen e papritur të tij e bënë të ditur miqtë të tij në rrjetin social Facebook.
“Të All’llahut jemi tek Ai do të kthehemi, u nda nga jeta miku im Agron Saliu, varrimi bëhet sotë më 19.08.2025, tek varezat e qytetit pas namazit të iqindisë”, shkruan një familjar i të ndjerit.
Agron Saliu ishte punonjës në Gjykatën Themelore të Tetovës. Ai la pas bashkëshorten dhe dy vajza.
Ceremonia e varrimit pritet të bëhet sot në Tetovë.