Bastisje në Zajas, arrestohen dy persona

Bastisje në Zajas, arrestohen dy persona

Ministria për Pune të Brendshme njofton se më 18.08.2025 rreth orës 23:10 në f. Zajas, rrethi i Kërçovës, nëpunës policorë nga Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Kërçovë i privuan nga liria F.Z. (81) dhe Sh.Z. (50), të dy nga f. Zajas. Duke vepruar në bazë të denoncimit të mëparshëm se Sh.Z. e kishte kërcënuar gruan e tij. Nëpunësit policorë hynë në shtëpinë e tyre dhe kryen bastisje. Me ç’rast, tek Sh.Z. u gjetën fishekë dhe një pistoletë plastike, ndërsa tek F.Z. u gjetën dhe u sekuestruan një pistoletë dhe 38 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Personat u dërguan në stacion policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihet kallëzim sipas nenit 396 të Kodit Penal.

 

MARKETING