Gaza, 40 mijë foshnje dhe 250 mijë fëmijë janë në rrezik të vdesin nga uria

Gaza, 40 mijë foshnje dhe 250 mijë fëmijë janë në rrezik të vdesin nga uria

Ministria e Shëndetësisë në Gaza raportoi se 40.000 foshnje dhe 250.000 fëmijë janë në rrezik vdekjeje nga uria dhe kequshqyerja në Rripin e Gazës, ku Izraeli ka mbyllur pikat kufitare dhe ka kufizuar ndihmën, transmeton Anadolu.

Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, Munir al-Bursh, tha për media se jo vetëm sëmundjet, por edhe uria po marrin jetë në Gaza dhe se lufta duhet të ndalet menjëherë.

“Vdekjet në Gaza nuk shkaktohen më vetëm nga sëmundjet. Uria po merr gjithashtu jetë. Ekziston vetëm një zgjidhje: të ndalet lufta”, tha Bursh, duke shtuar se imazhet e urisë në Gaza hedhin poshtë propagandën izraelite që thotë të kundërtën.

– Izraeli vrau 1.590 punonjës të kujdesit shëndetësor në Gaza

Bursh, deklaroi se viktimat masive në sektorin e kujdesit shëndetësor janë pjesë e masakrës që po kryhet në Gaza.

“Vetëm 15 nga 38 spitalet që funksiononin më parë në Gaza janë pjesërisht funksionale. Mijëra punonjës të kujdesit shëndetësor janë vrarë ose ndaluar në sulme. 40.000 foshnje dhe 250.000 fëmijë janë në rrezik vdekjeje nga kequshqyerja”, tha ai.

“Afërsisht 1.590 punonjës të kujdesit shëndetësor janë vrarë në sulmet nga forcat pushtuese. Afërsisht 200 prej tyre janë mjekë. Për më tepër, forcat pushtuese ende po mbajnë të ndaluar 1.360 punonjës të kujdesit shëndetësor, përfshirë Dr. Husam Abu Safiyya, drejtorin e Spitalit Kamal Adwan”, tha Bursh.

– 70 për qind e ilaçeve nuk janë të disponueshme

Bursh theksoi se gratë shtatzëna në Gaza po përballen me vështirësi të konsiderueshme për shkak të kequshqyerjes, duke vënë në dukje se 320 aborte janë regjistruar për shkak të kequshqyerjes.

Ai theksoi se ka pasur afërsisht 19.000 raste të diarresë së rëndë, pothuajse gjysma e të cilave janë fëmijë, dhe se qasja në ujë të pastër është jashtëzakonisht e vështirë për shkak të sulmeve dhe bllokadës.

Bursh njoftoi se afërsisht 70 për qind e ilaçeve nuk janë të disponueshme në Gaza.

MARKETING