Rutte i bashkohet takimit Trump–Zelensky

Rutte i bashkohet takimit Trump–Zelensky

Një takim i rëndësishëm pritet të mbahet nesër në Uashington mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky. Por ky takim nuk do të jetë vetëm mes dy liderëve.

Burime ndërkombëtare kanë konfirmuar se në takim do të marrin pjesë edhe liderë të lartë evropianë. Shefi i NATO-s, Mark Rutte, do t’i bashkohet takimit, së bashku me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, dhe Kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz.
Kjo vjen pasi Donald Trump ka ftuar personalisht disa nga udhëheqësit evropianë për të diskutuar mbi situatën në Ukrainë dhe rrugët drejt përfundimit të luftës.

MARKETING