Mijëra njerëz marshojnë në Amsterdam kundër luftës në Gaza dhe sulmeve ndaj gazetarëve

Mijëra njerëz kanë marshuar në Amsterdam në një demonstratë në mbështetje të palestinezëve, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës izraelite në Gaza dhe sulmeve ndaj gazetarëve, raporton Anadolu.
Demonstrata, që u mbajt dje, përfshinte një ceremoni në nderim të gazetarëve palestinezë të vrarë në Gaza, ku pjesëmarrësit mbajtën një moment heshtjeje. Ata marshuan nëpër Sheshin Dam dhe qendrën e qytetit, me disa protestues të ndaluar nga policia
Të dielën e javës së kaluar, korrespondentët e Al Jazeera-s në Gaza, Anas al-Sharif, Mohamed Qraiqea dhe tre të tjerë u vranë në një sulm izraelit që shënjestroi një tendë gazetarësh pranë Spitalit Al-Shifa në Qytetin Gaza.
Që nga tetori i vitit 2023, Izraeli ka vrarë të paktën 61.900 palestinezë në Gaza. Fushata ushtarake e ka shkatërruar enklavën dhe e ka çuar atë në prag të urisë.
Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavën palestineze.