(VIDEO) Hetim ndaj një personi, mori 10 mijë euro ryshfet për të ndikuar në gjykatë

Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit nisi hetimet ndaj një personi të dyshuar për veprën penale “Marrje shpërblimi për ndikim të paligjshëm”. Prokuroria dhe Ministria e Punëve të Brendshme informuan se nga prilli deri në gusht të këtij viti, i dyshuari 59 vjeçari me inicialet P. G. nga Shkupi ka marrë 10.000 euro për të ndërhyrë në procedura gjyqësore të Gjykatës Themelore dhe të Gjykata e Apelit në Shkup. Prokuroria informoi se dëshmitari që e ka raportuar rastin është drejtuesi i personit juridik që është pjesë e kontestit dhe ka nis të marrë informacione se pala kundërshtare po ushtronte ndikim serioz tek gjyqtarët duke dhënë ryshfet për të marrë vendime në favor të tyre.
TABELË: PROKURORIA
“Dëshmitari dhe vëllai i tij janë takuar me të dyshuarin, i cili u kishte kërkuar drejtpërdrejt 16.000 euro që procesi të përfundonte në favor të firmës familjare të dëshmitarit. Ai i kishte bindur se pala tjetër ofronte shuma shumë më të mëdha, por gjyqtarët nuk pranonin të merrnin përsipër të vendosnin diçka pa bazë ligjore”.
Meqë dëshmitari i kishte thënë se nuk mund të siguronte menjëherë aq para, ishin marrë vesh për pagesë në tre këste.
TABELË: PROKURORIA
“Më 30 prill, dëshmitari i kishte dhënë të dyshuarit 5.000 euro, pas së cilës i dyshuari e kishte siguruar që të mos shqetësohej për rezultatin dhe të gjithë periudhën kishin qenë në komunikim lidhur me procedurën. Gjatë kësaj kohe, dëshmitari kishte vendosur ta denonconte rastin dhe në pagesën e ardhshme prej 5.000 eurosh, i dyshuari u arrestua menjëherë pas marrjes së parave”.
Prokurori publik ka dorëzuar te gjyqtari i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, duke vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore.