Për 15.1% është rritur numri i lejeve të dhëna për ndërtim në RMV në qershor të vitit 2025

Për 15.1% është rritur numri i lejeve të dhëna për ndërtim në RMV në qershor të vitit 2025

Gjatë muajit  qershor të vitit 2025 janë dhënë 213  leje ndërtimi, që është për 15.1 % më shumë krahasuar më muajin e njejtë të vitit paraprak.

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është  4 857 279 mijë denarë, që është për  47.1% më shumë krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim   120 ( 56.3 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 37 ( 17.4 %) për objektet e ndërtimit të ulët dhe  56 ( 26.3 %) për objektet për rikonstruim.

Nga gjithsej  213 të objekteve, tek   110 ( 51.6 %) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek   103 ( 48.4 %) të objekteve si investitorë janë subjektet afariste.

Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 260 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej    25 680 m2.

Në qershor të vitit 2025:

  • Më tepër leje ndërtimi,   120, janë dhënë për ndërtime të larta, .
    Më tepër leje ndërtimi janë dhënë për Rajonin e  Skupit ,57 .
    Për ndërtim janë planifikuar të ndërtohen  260 banesa.

MARKETING