Fillojnë bisedimet Trump-Putin me dyer të mbyllura në Alaska

Fillojnë bisedimet Trump-Putin me dyer të mbyllura në Alaska

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, filluan bisedimet kritike në Alaskë, me qëllim që t’i japin fund luftës më shumë se 3-vjeçare të Kremlinit kundër Ukrainës, raporton Anadolu.

Takimi midis dy presidentëve ka filluar dhe ata do të diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe një armëpushim të mundshëm midis Rusisë dhe Ukrainës.

Trump u takua me Putinin në pistë duke u përshëndetur në qilimin e kuq pasi avioni presidencial rus u ul në Anchorage.

Dy liderët zbritën njëkohësisht nga avioni i tyre presidencial përpara se të përshëndeteshin me njëri-tjetrin dhe të ecnin drejt një skene për një mundësi të shkurtër për një foto.

Menjëherë pasi bënë foto, Trump dhe Putin u futën në limuzinën presidenciale amerikane të njohur si Bisha dhe u drejtuan drejt lokacionit të samitit.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, ata pritet të shkojnë në një takim në format tre-me-tre në të cilin do t’u bashkohen dy ndihmës të lartë.

MARKETING