Sulm me armë pas namazit të xhumasë në një xhami në Suedi

Sulm me armë pas namazit të xhumasë në një xhami në Suedi

Policia suedeze njoftoi se dy persona u plagosën në një sulm me armë zjarri pas namazit të xhumasë në një xhami në qytetin Örebro, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të bërë në faqen zyrtare të internetit të Policisë së Örebro-s, thuhet se një denoncim për të shtëna me armë pranë xhamisë në Örebro u mor në orën 13:45 sipas kohës lokale.

Në deklaratë bëhet e ditur se ekipet e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes dhe se si pasojë e sulmit janë plagosur dy persona.

Pasi banorëve u bëhet thirrje të qëndrojnë larg vendit të ngjarjes, Në deklaratë thuhet se shkaku i ngjarjes nuk dihet ende, por një hetim është duke u zhvilluar lidhur me çështjen.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror suedez SVT, zëdhënësi i policisë Lars Hedelin njoftoi se në sulm u plagosën dy persona.

Dëshmitari okular Mazen Muwaffak, duke folur për gazetën Expressen, theksoi se dy persona u qëlluan ndërsa po dilnin nga xhamia. “Nuk e dimë me siguri nëse sulmi kishte për qëllim xhaminë apo individët që u qëlluan. Jemi të kënaqur që policia mbërriti shpejt në vendngjarje” shtoi ai.

MARKETING