Franca dënon shembjen e shkollës nga Izraeli në Bregun Perëndimor

Franca dënon shembjen e shkollës nga Izraeli në Bregun Perëndimor

Franca dënon shkatërrimin e një shkolle nga Izraeli, e cila ishte në ndërtim e sipër në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

“Franca dënon fuqimisht shkatërrimin e një shkolle nga autoritetet izraelite, e cila ishte në ndërtim e sipër në veri të Bregut Perëndimor, të financuar nga Agjencia Franceze e Zhvillimit në bashkëpunim me Bashkimin Evropian. Ne kërkojmë përgjegjësi nga autoritetet izraelite për këtë prishje”, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë.

Ministria tha se është prishja e dytë e një projekti të financuar nga Franca në Bregun Perëndimor, pas qendrës Al-Bustan në Kudsin Lindor.

“Vazhdimi i politikës së vendbanimeve përbën shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare dhe kërcënon perspektivën e një zgjidhjeje me dy shtete”, thuhet në deklaratë.

MARKETING