Përleshje të dhunshme mes forcave qeveritare dhe grupeve të armatosura në Somali

Përleshje të dhunshme mes forcave qeveritare dhe grupeve të armatosura në Somali

Në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, pas namazit të mëngjesit në qytezën Hodan u shënuan përleshje të dhunshme midis forcave qeveritare dhe një grupi të armatosur, raporton Anadolu.

Duke folur për gazetarin e AA-së, dëshmitarja okulare Safiya Abdi tha se përleshjet janë përqendruar rreth kryqëzimit Tarabuun dhe lagjes Horseed, dhe se ata kanë ardhur në spital për një të afërm të plagosur.

Abdi tha se në zonë ka të vdekur dhe të plagosur ndërsa të plagosurit janë transportuar në spitalet përreth. Ajo shpjegoi se përleshjet burojnë nga një mosmarrëveshje për tokën dhe përpjekjet për të zhvendosur popullatën e zonës.

Sipas informacionit të marrë nga gazetari i AA-së, banorëve të lagjes Horseed ku ndodhën përleshjet, iu urdhërua të largoheshin plotësisht nga zona me arsyen se është në pronësi të shtetit.

Një grup që kundërshtoi këtë vendim u armatos dhe hyri në përleshje me forcat e sigurisë.

“Kjo është shtëpia jonë, prej vitesh jetojmë këtu. Tani, qeveria e presidentit Hassan Sheikh Mohamud dëshiron që ne të largohemi pa dhënë asgjë në këmbim. Por, unë sërish jam kundër luftës”, tha Safiya Abdi.

Në zonën ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri janë marrë masa të gjera sigurie. Për shkak të përleshjeve, shumë civilë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.

Nga autoritetet zyrtare nuk është bërë ende deklaratë lidhur me numrin e viktimave ose të plagosurve. Ndërsa në mediat sociale janë ndarë fotografi të të rinjve që kanë humbur jetën si pasojë e goditjes nga plumbat.

MARKETING