Ndalohet një person në Gostivar, dyshohet për vjedhje të veturës

Ndalohet një person në Gostivar, dyshohet për vjedhje të veturës

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se në orët e para të ditës së sotme është arrestuar një 20-vjeçar nga Gostivari, pasi i njëjti dyshohet se ka vjedhur një veturë.

“Më 14.08.2025 në orën 05:40 në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria personin M.A. (20) nga fshati Gradec i Gostivarit, për shkak të dyshimit të arsyeshëm për veprën penale “vjedhje” të automjetit, e parashikuar dhe të dënueshme sipas nenit 235 të Kodit Penal. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga SPB-Tetovë.

MARKETING