(VIDEO) Pediatri Memedi: Alergjitë pjesë e përditshmërisë për shumicën e fëmijëve

Dikur një gërvishtje në gju mjaftonte për të shqetësuar një prind, sot mjafton nje copë kikirik për ta rrezikuar jetën e një femijë. Alergjitë që dikur ishin të rralla, sot janë pjesë e përditshmërisë gati se për shumicën e fëmijëve. Skuqjet në lëkur, lotim prej syve, një teshtim, ose në raste më të rënda vështirësi në frymëmarrje të gjitha këto janë simptoma të alergjisë, që një prind duhet të marrë masa dhe të vizitohet fëmija me shpejtësi tek mjeku amë apo ambulanta më e afërt theksoi Pediatri Harkan Memedi.
HARKAN MEMEDI, PEDIATËR
‘’Alergjitë paraqesin reagim të organizmit ndaj një agjenti të huaj. Agjent të huaj për organizmin e ri mundë të paraqesin gjithçka kemi alergji prej polenit, pluhurit shtëpiak, prej kafshëve prej qimeve të kafsheve, kikirikëve, barnave domethënë janë të ndyshme alergjitë. Së pari herë pyetet prindi se në çka dyshon se çfarë i ka dhënë në kohën e fundit që të kemi dyshime të caktuara për të bërë testet e alergjisë për substancat e caktuara të cilat i kemi dyshimet së pari herë’’.
Memedi thotë se alergjitë zakonishtë nuk lidhen me ajrin por cek se alergjitë mund të jenë dhe gjenetike, dhe se në ndryshimet klimatike alergjitë zakonishtë shkaktohen gjatë stinës së pranverës, kur kemi polen më tepër dhe se në atë periudhë ka pak më tepër të cilët vijnë me simptome të alergjisë.
HARKAN MEMEDI, PEDIATËR
“Alergjitë zakonishtë trajtohet me antihistaminik, antihistaminik kemi të grupave të ndryshme ashtu që prindërit kur të vizitojnë mjekun amë apo ambulantën më të afërt domethënë informohen se çfarë duhet të pranojnë fëmijët. Si parandalim ju këshillohet nëse dyshojnë që ka alergji zakonisht në kikirika, rreptësishtë ndalohet përdorimi i tyre ose në pluhur të shtëpisë rekomandime më të sigurta jepen si pastrim i shtëpisë që mos të ketë kontakt me pluhurin fëmija, që mos të ketë problem në të ardhmen ose në vazhdim të jetës’’.
Pediatri njofton se alergjitë të cilat janë të ndërlidhura me ushqime pas një periudhe të caktuar ato fëmijë mund t’i hanë ato ushqime, mirpo kur janë prej barnave ato alergji mbesin gjatë gjithë jetës.
Memedi gjithashtu këshillonë prindërit se nëse hetojnë ndonjë reaksion alergjik te një ushqim ato duhet të mos e përdorin atë ushqim që të minimizojnë reaksionin alergjik dhe gjithashtu të bëhet pastrimi i shtëpisë, që të ketë mundësi sa më të vogla që të hyjnë agjent të huaj apo të rrezikshëm për atë organizëm që të shkaktojnë ndonjë reaksion alergjik. /SHENJA/